Policia austriake ka filluar hetimet ndaj një numri të madh raportimesh të dhunës seksuale nga një grup njerëzish në prag të Vitit të Ri.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se incidentet kanë ndodhur në qytetin perëndimor të Insbrukut, transmeton arbresh.info.
Rreth 18 gra kanë raportuar se janë ngacmuar seksualisht nga një grup prej 10 personash në sheshin kryesor të Insbruk, ka deklaruar zyrtari i lartë i policisë Ernst Kranebitter.
“Ne nuk kemi përjetuar asnjëherë këso lloj incidentesh”, tha ai.
“Sipas raportimeve grupi i sulmuesve ishin duke vallëzuar dhe papritmas ata kanë janë mbërthyer për gjokset e grave, duke prekur më pas edhe këmbët”, ka shtuar ai.
Të dyshuarit janë përshkruar si adoleshentë, tha Kranebitter.
Për të shmangur incidentet e tilla, policia në Vienë ka shpërndarë 6 mijë alarme xhepi. Prania e policisë në Austri është rritur dukshëm menjëherë pas sulmit terrorist në Berlin, ku mbetën të vrarë 12 persona. /Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...