Donald Trump e ka shënjestruar sërish komunitetin amerikan të inteligjencës me një mesazh në rrjetin social “Twitter”, ku sqaron se i kanë vonuar raportin mbi pretendimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale.
“Mbase duhet më shumë kohë për të parashtruar rastin. Shumë e çuditshme kjo”, shkroi presidenti i zgjedhur i Amerikës në platformën e tij të parapëlqyer të komunikimit.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane këmbëngulin megjithatë se nuk ka vonesë të afateve të dorëzimit.
Një sërë agjencish amerikane, përfshirë këtu dhe FBI-në e CIA-n, janë të bindura se pas sulmeve kibernetike ndaj Partisë Demokrate dhe fushatës së Hillary Clintonit qëndron Rusia, e cila ka përcjellë edhe materiale dëmtuese përmes “Wikileaks”-it e platforma të tjera, për të ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet.
Miliarderi i hodhi fillimisht poshtë si “qesharake” të tilla pretendime, por më pas u shpreh se do t’i takonte krerët e shërbimeve sekrete për të marrë prej tyre një përditësim të fakteve mbi situatën e krijuar.
Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange deklaroi edhe një herë të martën se nuk është Moska burimi i “e-mail”-eve të Partisë Demokrate, të publikuara nga kjo faqe në periudhën e etheve të garës për presidencën amerikane. Republikanët, ndërkohë, rrëzuan planin për ruajtjen e pavarësisë së Zyrës së Etikës në Kongres, e cila heton sjelljet e parregullta politike./tch/Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...