Një gjykatë bullgare ka urdhëruar ekstradimin e një të dyshuare për terrorizëm e cila u arrestua në kufirin Bullgari-Turqi.
Policia arrestoi Helena Soontjens pasi ajo kaloi nga Turqia ilegalisht në Bullgari me 21 dhjetor 2016, transmeton arbresh.info.
Ajo u kap pasi ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet holandeze.
Holandezja 33-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë deklaratë para gjykatës së qarkut në qytetin jugor Haskovo.
Agjensia shtetërore e lajmeve në Bullgari ka raportuar se ajo ishte hetuar në Holandë për terrorizëm, pasi kishte shkruar një letër që ishte nisur për Siri për t’iu bashkuar ISIS-it.
Megjithatë, e akuzuara ka mohuar të gjitha akuzat për terrorizëm dhe ka rënë dakord të ekstradohet./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...