Një imam turk ka deklaruar se të luash shah dhe të shikosh te tjetër të luajnë shah është njejtë sikur të luash me lojëra fati dhe të hash mish derri.
Ahmet Mahmut Unlu, figurë e njohur dhe me ndikim në Turqi, e ka cilësuar lojën e shahut si të ‘mallkuar’, duke pretenduar se shumica e njerëzve që luajnë shah janë gënjeshtarë, shkruan Hurriyet, transmeton arbresh.info.
“Shahu është më i keq se lojërat e fatit dhe më i keq se mishi i derrit”, tha ai. “Njerëzit të cilët luajnë shah janë të prirur të gënjejnë, ndërsa ata që i shohin tjerët duke luajtur shah, mëkatojnë njejtë sikur të hajnë mish derri.”
“Ata që luajnë shah janë të mallkuar”, ka shtuar ai.
Federata e Shahut në Turqi ka thënë se do të marrë veprime ligjore kundër imamit pasi komentet e tij i ka cilësuar si të ‘papranueshme’./Arbresh.info
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...