Mbretëresha Silvia e Suedisë thotë se shtëpia e mbretit, ku ajo banon është e mbushur me fantazma.
“Janë miq të vegjël…fantazma. Ata janë shumë miqësorë, por ndonjëherë ndjeheni sikur nuk jeni komplet vetëm”, ka thënë ajo në një dokumentar të transmetuar në SVT, transmeton arbresh.info.
“Janë shumë emocionues…s’keni pse të keni frikë”, ka shtuar ajo.
Drottningholm Palace, e cila është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është ndërtuar në vitin 1600 në ishullin Lovon në Stokholm.
Tani ky pallat është vendbanimi i Mbretit Carl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia, e bija 73-vjeçare e një biznesmeni gjerman dhe një grua braziliane. Ata u martuar para 40 viteve, gjë e cila e bën atë mbretëreshën me jetëgjatë të Suedisë.
Edhe motra e Silvias, princesha Christina mbështet pretendimet e të motrës dhe pranon se pallati në Drottningholm përndiqet nga fantazmat.
“Ka shumë energji në këtë shpëpi. Ka tregime për fantazmat që jetojnë nëpër shtëpi të vjetra. Ky pallat ka qenë i mbushur me njerëz gjatë shekujve dhe ajo energji mbetet”, ka thënë ajo në dokumentar./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...