Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, menjëherë pas sulmit në Berlin, ka paraqitur një propozim për ndërtimin e qendrave të dëbimit.
“Në përputhje me legjislacionin, tashmë është e mundur të ndërtohen qendra për deportim, mundësisht pranë aeroporteve gjermane”, tha de Maiziere në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine, transmeton arbresh.info.
Ministri bëri thirrje për më shumë pushtet në raport me deportimin. Gjermania ka qenë një destinacion kryesor për mijëra refugjatë dhe emigrantë që kanë hyrë në Evropë që nga fillimi i vitit 2015.
Në vitin 2015 në Gjermani janë regjistruar mbi një milion kërkesa për azil.
Më 19 dhjetor 2016, 24-vjeçari azilkërkues nga Tunizia kreu sulm terrorist duke hyrë me një kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke lënë të vdekur 12 persona./Arbresh.info
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca