Ministri i Brendshëm i Turqisë ka deklaruar se autoritetet turke kanë parandaluar 339 sulme të mundshme në vitin 2016, shumica e tyre nga militantët kurdë.
Suleyman Soylu para parlamentit turk ka theksuar se janë ndaluar 313 përpjekje për sulme të planifikuara nga ana e Partise së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe 22 nga militantët e Shtetit Islamik, transmeton arbresh.info.
Ministri shtoi se autoritetet kanë konfiskuar 247 mjete shpërthyese, 23 bomba makinë dhe kanë arrestuar 23 kamikazë në vitin e kaluar.
Një ditë pasi ISIS morri përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Stamboll, Soylu tha se 80 ishin planifikuar të ndodhnin në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.
Më shumë se 3506 të dyshuar si pjesëtarë të ISIS-it janë arrestuar gjatë vitit të kaluar, ka theksuar ministri, i cili ka shtuar se 1,531 nga të arrestuarit ishin shtetas të huaj.
Soylu tha se autoritetet kanë rritur sigurinë në transporte publike./Arbresh.info
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca