Pinguinët nuk janë vetëm të bukur, por janë edhe shumë romantikë, kur është fjala për të propozuar shokët e tyre. Në thelb ekzistojnë dy tradita që lidhen me historinë e dashurisë dhe të propozimeve tek pinguinët.
Ato bëjnë pjesë në grupin e kafshëve që zgjedhin bashkëshortet e tyre për të kaluar jetën. Kur një pinguin mashkull bie në dashuri me një pinguin femër, ai kërkon në të gjithë bregun për të gjetur guralecin e përsosur dhe kur ai më në fund e gjen atë shkon duke u tundur drejt saj dhe vendos gurin para këmbëve të saj.
Nëse ajo e merr guralecin, kjo do të thotë se e pranon propozimin. Gjatë sezonit të çiftëzimit pinguini mbledh në plazh guralecë për t’i pasur në zotërim. Çdo pinguin do t’i japë guralecin e përsosur atij ose asaj që dëshiron më shumë. Nëse guri pranohet, ata janë çift për gjithë jetën.
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca