Zëvendës kryeministri turk, Numan Kurtulmus, ka deklaruar se autoritetet në Turqi kanë marrë shenjat e gishtërinjve dhe përshkrimin bazë të sulmuesit në Stamboll dhe ka shtuar se janë afër me identifikimin e tij.
Kurtulmus tha se sulmi në orët e para të vitit 2017 ishte një mesazh nga organizatat terroriste që ata synojnë të vazhdojnë të jenë ‘kamzhik’ kundër Turqisë edhe në natën e Vitit të Ri, trasmeton arbresh.info.
Para gazetarëve ai shtoi se sulmi në Stamboll ishte reagim nga operacionit ‘të suksesshëm dhe të vendosur’ të Turqisë kundër Shtetit Islamik në veri të Sirisë.
Turqia ishtë tronditur nga një valë e sulmeve terroriste gjatë vitit 2016.
Kurtulmus tha se Turqia është e vendosur të vazhdojë luftën kundër grupeve terroriste dhe shtoi se ‘kudo që të fshihen ata në vitin 2017, ne do t’i varrosim’.
“Me vullnetin e Zotit, me mbështetjen e popullit tonë, me gjithë kapacitetin tone kombëtar, ne do t’i gjunjëzojmë ata”, shtoi ai./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...