Dymbëdhjetë tunele përgjatë kufirit Gaza-Sinai janë zbuluar dhe shkatërruar nga Egjipti, raporton agjencia turke shtetërore e lajmeve Anadolu.
Hamas thotë se 21 anëtarë të krahut të armatosur kanë vdekur gjatë operacioneve të ndërtimit të tunelit në vitin 2016, transmeton arbresh.info.
Në një raport të publikuar nga ushtria egjiptiane, zëdhënsi i ushtrisë, Tamer al-Rifae ka deklaruar se të gjitha tunelet që lidhen enklavën bregdetare me Egjiptin janë shkatërruar. Ai nuk ka dhënë detaje se si janë shkatërruar.
Raporti vjen në muaj pasi katër palestinezë janë gjetur të vdekur në një tunel që shfrytëzohej për kontrabandë dhe që lidhte Egjiptin dhe Gazën.
Banorët e Gazas i kanë përdorur këto tunele për të kontrabanduar mallra drejt Palestinës.
Kufiri mes Egjiptit dhe Gazës gjithashtu mbeti i mbyllur në masë të madhe që nga 2013 rrëzimit të presidentit islamik egjiptian Mohammed Morsi./Arbresh.info
Erdogan paralajmëron: Lufta me Iranin po fillon ‘ta dobësojë...
Tragjedi e rëndë në Bosnjë e Hercegovinë: 49-vjeçari dyshohe...
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Mblidhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës