Një elektricist i komunës Fan në Mirditë është aksidentuar teksa po përpiqej të rregullonte linjën e kësaj zone, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
Elektricisti i plagosur është Zef Shyti 60 vjeç, i cili është rrëzuar nga një shtyllë elektrike. Elektricisti kishte hipur në një shtyllë elektrike rreth 9 metra të lartë kur është rrëzuar duke thyer këmbën dhe marrë plagë në të gjithë trupin.
60-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos