Ministri i Brendshëm në Suedi, Anders Ygeman, tha se vendi skandinav është treguar shumë i butë me emigrantët të cilët kanë hyrë në vend pa dokumenta ligjore ose që kanë refuzuar t’i tregojnë ato.
“Futja e një ndryshimi politik ishte e nevojshme për të siguruar një process të rregullt ligjor”, ka thënë ai, transmeton arbresh.info.
“Nëse një person nuk ka dokumenta identiteti, mendoj se në mënyrë të qartë duhet të shtojmë presion mbi të për të treguar identitetin.”
Ai gjithashtu ka shtuar se identifikimi i emigrantëve është me rëndësi të madhe për shkak se ajo lejon autoritetet të vlersojnë nëse ai person ka të drejtë azili në Suedi.
Në vitin 2016, rreth 60% e emigrantëve kanë prodhuar dokumenta identifikimi për fillimin e procesit të azilkërkimit.
Deri me tani, gjatë vitit 2016, 18 mijë azilkërkues janë kthyer në shtëpi ose janë zhvendosur, ndërsa gati 2400 emigrantë janë deportuar.
Kërkesa e Ministrit të Brendshëm në Suedi vjen pasi vendi u zhyt në trazira, pasi deputetet kishin filluar të ngrisnin zërin mbi politikën e migrimit të Bashkimit Evropian. /Arbresh.info
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...
Endrick bën bujë të madhe në Brazil pas performancave me Lyo...
Maqedonci dhe Vengu vizitojnë forcat shqiptare dhe kosovare ...
U rrëzua dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë, v...
Rama homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i ...
Stanislav Petkov është goditja e radhës e Ballkanit