Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë ka folur për gjuhën ofenduese të përdorur nga deputeti i VV-së Sami Kurteshi ndaj ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha.
“Në emër të Qeverisë së Kosovës dënoj ashpër gjuhën e rëndë ofenduese, të përdorur nga zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili pak kohë më parë ishte Avokat i Popullit tani na shfaqet me gjuhë të tmerrshme fyese e ofenduese për një nënë, një zonjë, një ministre të nderuar të kabinetit qeveritar”, ka deklaruar Mustafa.
Ai shtoi se fjalori i përdorur nga Kurteshi ndaj ministres Hoxha është i papranueshëm dhe i pamoralshëm dhe një ofendim për të gjitha gratë e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës kërkon nga zoti Kurteshi dhe Lëvizja Vetëvendosje që të kërkojnë falje dhe të heqin dorë njëherë e përgjithmonë nga gjuha dhe veprimet ekstreme që të shmangen nga diskursi i pa tolerueshëm i dhunës”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri ka shtuar se qeveria shpreh mbështetjen e plotë për ministren Hoxha dhe angazhimet e saj në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore që i takojnë.
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave