Kancerali Federal, Christian Schimdt, ka rindezur debatin mbi mishin e derrit, pasi u zbulua se të gjitha shkollat dhe mensat në Gjermani i kanë larguar ato nga menyja ushqimore.
Ndalimi i produketeve nga mishi i derrit ishte larguar nën preteksin se mund të fyejë emigrantët myslimanë, transmeton arbresh.info.
Partia e kancelares Angela Merkel kanë këmbëngulur që mishi i derrit të lihet në meny, pasi sipas tyre ajo është pjesë e kulturës gjermane.
Por tani debate është rihapur pasi një politikan ka kërkuar që në të gjitha menytë shkollorë të kthehet mishi i derrit.
“Fakti që fëmijët tanë nuk ushqehen me mish derri është e papranueshme”, tha Schmidt.
“Mishi i takonë menysë dhe bën pjesë në një dietë të shëndetshme”, ka shtuar ai.
Mishin e derrit e kanë ndaluar edhe shumë restaurant duke pretenduar se konsiderohet si jofetare për komunitetin mysliman. Megjithatë, sipas statistikave shumë gjermanë kanë hequr dorë nga mishi duke konsumuar dieta vegjetariane./Arbresh.info
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore