Vetmia mund të vrasë dhe këtë gjë e ka vërtetuar shkenca. Të ndjerit vetëm mund të rrisë te njeriu rrezikun e sëmundjeve të zemrës, atakut dhe kancerit.
Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut kanë studiuar lidhjen mes marrëdhënieve shoqërore dhe sëmundjeve në secilën fazë të jetës.
Për më tepër, hipertensioni në moshë të madhe ka më shumë gjasa të shkaktohet nga vetmia sesa nga faktorët klinikë të njohur, shkruan tetovasot. Njerëzit që gëzojnë mbështetjen e të dashurve të tyre kanë më pak shanse për t’u prekur nga sëmundje dhe si rrjedhim do të jetojnë më gjatë.
Në bazë të këtij studimi, mjekët këshillojnë që prindërit duhet të inkurajojnë fëmijët e tyre adoleshentë dhe në moshë të re që të ndërtojnë sa më shumë marrëdhënie shoqërore, pasi kjo është po aq e shëndetshme sa aktiviteti fizik.
Edhe studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit jetojnë më gjatë kur kanë shumë lidhje shoqërore.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten