Sonte në “Komiteti” – i drejtuar Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka folur për organizatat, të cilat po thirrën në emër të fesë islame dhe po kryejnë krime më brutale në emër të kësaj.
Ai ka përmendur Shtetin Islamik (ISIS), si njërin nga grupet ekstremiste më famëkeqe, i cila kryen krimet më të tmerrshme dhe po krijon destabilizim jo vetëm në vendet arabe, por edhe në qendrat kryesore evropiane.
Ai ka thënë se e gjithë lufta në Siri zhvillohet për shkak të marrjes së pushtetit nga sektet që gjendën në këtë vend.
Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse u krijua ISIS – për të marrë pushtetin nga duart e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
Hamiti në “Komiteti” ka treguar se fillimisht kundër Assadit ishin forcat opozitare pa përmbajtje radikale, mirëpo më vonë ai ka thënë se ka dalë situata jashtë kontrollit.
Produkt i kësaj, sipas teologut ishte edhe ISIS, që përdor çdo mënyrë për të marrë pushtetin nga forcat qeveritare siriane.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën