Forca e Sigurisë së Kosovës, është njëri ndër institucionet më të besueshme në Kosovë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, sa i përket besimit të përgjithshëm gjatë muajve të fundit të qytetarëve të Kosovës, del se Forca e Sigurisë së Kosovës e gëzon besimin më të madh të tyre.
Forca e Sigurisë së Kosovës e gëzon besimin më të madh të qytetarëve me 3.89 për qind, si dhe ka pasur një rritje të vazhdueshme nga qytetarët e Kosovës, e pas FSK-së vjen Policia e Kosovës me 3.81.
Kurse Ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka pasur një ngritje të besueshmërisë nga qytetarët e Kosovës, me 3.14 për qind.
Forca e Sigurisë së Kosovës është ndër institucionet më të besueshme në vend sipas të gjitha hulumtimeve dhe anketimeve, në pesë vitet e kaluara, dhe lë pas kështu vazhdimisht të gjitha institucionet tjera të sigurisë në nivel vendi.
Hoxhaj: Bedri Hamza dhe Edi Rama i kanë meritat për heqjen e...
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës