Babai dhe vëllai i Doriana Hakës, 25-vjeçares që humbi jetën pas lindjes së fëmijës së saj, kanë akuzuar Gjykatën pas vendimit ndaj mjekëve, të cilët u gjobitën me 400 mijë lekë për mjekim të pakujdesshëm.
Teksa e cilësojnë fyes dhe qesharak vendimin ndaj mjekëve, ata thotë se jeta e vajzës së tyre u barazua me një gërvishtje makine.
Duke folur në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, babai i Dorianës, Enveri theksoi se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për vajzën e tij.
“Ne si familje këtë vendim e përjetuam sikur më vranë prapë vajzën. U befasova nga ai vendim, është skandaloz. Nuk e di ku e gjeti guximin, që dha dënimin me 400 mijë lekë, e krahasoi vajzën time me një lopë a një gërvishtje makine. Një gjyqtar i korruptuar. Mua fëmijë 25 vjeç më ka hyrë në dhe për shkak të gabimit të mjekëve”, u shpreh Enveri mes lotësh.
Vëllai i Dorianës, shton se ky gabim i mjekëve që i mori jetën motrës së tij, u trajtua sikur të ishte një gabim i thjeshtë administrativ.
“Vendimin do ta cilësoja tallës dhe fyes për familjen tonë. U dha një vendin sikur të ishte një gabim administrativ, dhe jo një gabim që i mori jetën një njeriu”, tha ai.
Për babain dhimbja është akoma edhe më e madhe, kur shton se ndërsa vajza e tij “është futur në dhe”, mjekët vazhdojnë akoma punën në spital.
“Kjo anestezistja vrasësja e ka marrë me dhunë vajzën e ka futur aty. E ka futur si bagëti aty. Plus kësaj, kjo mjeke duke shitur mend edhe kësaj dite në spital. Ma vdiq fëmijën, edhe shet mend në spital”, tha babai i Dorianës.
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin