“Formimi i një shteti të ri në veri të Sirisë nuk do të lejohet”, tha presidenti turk, Recep Tayip Erdogan gjatë një fjalimi në Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë.
“Ne kurrë nuk do të lejojmë themelimin e këtij lloj shteti, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të bërë një gjë të tillë”, shtoi ai, duke iu referuar kurdëve sirianë që kontrollojnë pjesën veriore të Sirisë, transmeton arbresh.info.
Ai vazhdoi duke thënë se Turqia do të shohë një ‘zonë të sigurtë pa terroristë’ në veri të Sirisë.
“Ne kemi gjë e kemi thënë që nga fillimi. Nëse kjo nuk është trajtuar, Gaziantep gjithmonë është varur në fije të perit, Kilis poshtu, Sanliufra poashtu”, tha ai, duke përmendur tri provincat turke të cilat kufizohen me Sirinë.
“Qytetarët tanë po vdesin në Gazintep dhe Kilis”, theksoi Erdogan.
Të dy qytetet turke që shtrihen në afërsi të kufirit me Sirinë kanë qenë cak i sulmeve terroriste.
“Ne kemi vendosur që të marrim një rol aktiv në Siri. Veriu i Sirisë është rajon kërcënues për Turqinë. Ne besojmë se duhet të jetë në zonë e lirë, e lirë nga terrorizmi. Nëse kjo nuk bëhet, Gazintep dhe Kilis do të jenë në rrezik,” tha Erdogan, duke shpjeguar vendimin e qeverisë turke për pjesëmarrjen në operacionet ushtarake në veri të Sirisë.
Fjalët e Erdoganit bënë jehonë edhe më shumë kur kryeministri i Turqisë, Binali Jildirim, tha se ‘qëllimi i Turqisë për pjesëmarrje në operacionet ushtarake në Siri është bërë për shkak të sigurisë së qytetarëve të saj’./Arbresh.info
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...