Mënyra se si e kalojmë kohën gjatë festave të fundvitit, shpesh herë na dërgon në një periudhë mjaft stresuese.
Por sa më shumë që kalojmë kohën nëpër pushime, aktivitetet lihen pas dore, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, ja si mund t’ia dilni që të largoni stresin gjatë festave.

Zakonisht shumica e njerëzve heqin dorë nga ushtrimet gjatë festave. Kjo ndodh sepse janë të zënë më blerjen e dhuratave, me përgatitjen e festave dhe me përgjegjësite tjera. Kur ndjeheni në stres nga përgatitjet që ju duhen për festë, janë pikërisht ushtrimet fizike që ju lehtësojnë këtë gjë duke e larguar stresin.

Sezona e pushimeve do të thotë edhe ushqim me shumicë. Është e vështire t’i rezistoni ushqimit që përgatitet për festat e fundvitit, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, sapo ta teproni me ushqim, do të ndjeheni të lodhur dhe të strestuar, prandaj shmangni ushqimet e tepërta dhe rrini të qetë. Evitoni yndyrnat dhe hani ushqime të shëndetshme.

Festat e fundvitit bëhen edhe më interesante kur dhuroni dhurata. Shumica e njerëzve e fillojnë vitin e ri pa borxhe, por shpenzimet e tepërta gjatë festave ju sjellin stres. Nuk keni nevojë të shpenzoni, mjafton një dhuratë e vogël për më të dashurit dhe planifikoni që jeta vazhdon edhe pas festave./Arbresh.info
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore