Brazil: ‘Fortunë’ vrasjesh në Rio, rënie në San Paulo

21:06 | 23 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Pavarësisht rritjes të sigurisë gjatë Olipmiadës, vrasjet në Rio kanë shënuar një numër rekord, por sipas statistikave është shënuar rënie në qendrën ekonomike të Brazilit, San Paulo.

Në Rio, që nga muaji gusht deri në muajin nëntor janë shënuar 4,572 vrasje, duke shënuar rrithe për 19.7% nga viti 2015, transmeton arbresh.info.

Por, në San Paulo janë regjistruar 3,313 vrasje, 8% më pak se në vitin 2015.

Të dy vendet janë pika të nxehta të luftës mes bandave të drogës në Brazil. Tani për tani, Brazili llogaritet një nga vendet më të dhunshme në botë.

“Në San Paulo dhuna ka shënuar rënie, sepse një fraksion i vetëm i krimit të organizuar ka nën kontroll të gjithë vendin”, tha Alba Zaluar , antropologe në Universitetin e Rio de Janerio.

“Ndërsa në Rio egzistojnë tri fraksione të krimit të organizuar”, ka shtuar ajo.

Sipas Forumit të Sigurimit Publik në Brazil, vrasjet gjatë viteve 2011-2015 kanë marrë jetë më shumë sesa lufta civile në Siri ( në të njejtën periudhë).

Në Brazil janë vrarë 278,839 njerëz, ndërsa në Siri 256,124./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale