Polici hero që qëlloi për vdekje të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ishte praktikant dhe vetëm pak muaj më parë kishte filluar punën.
Zyrtari i trajnuar Luca Scata ka arritur që të qëllojë për vdekje personin më të kërkuar në Evropë, Anis Amri, transmeton arbresh.info.
Siciliani që punon në Milano, iu afrua vrasësit në stacionin Sesto San Giovanni në qytetin verior italian, përderisa ishte në patrollë më kolegun e tij Christian Movio.

Ata i kanë kërkuar të dyshuarit ID-në, por Amri nxorri armë nga çanta e tij dhe hapi zjarr duke bërtitur ‘Allahu Ekber’.
Movio u plagos në shpatull dhe Amri kishte filluar të vraponte nëpër shesh duke u përpjekur që të fshihej.
Scata e ndoqi dhe e qëlloi për vdekje.

Movio vazhdon të jetë në spital, por sipas policisë si do t’i mbijetojë plagosjes.
Ministri i Brendshëm italian, Marco Miniti përmes një konference për shtyp në Romë ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim që i vdekuri ishte Anis Amiri dhe në të njejtën kohë ka lavdëruar oficerët e punën e tyre./Arbresh.info
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar