
Russian President Vladimir Putin speaks during his annual press conference in Moscow on December 23, 2016. / AFP / Natalia KOLESNIKOVA (Photo credit should read NATALIA KOLESNIKOVA/AFP/Getty Images)
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se vetëm vendi i tij e kishte parashikuar dhe e kishte besuar fitoren e Donald Trumpit.
Për demokratët ai ka theksuar se ndjehen të humbur dhe se janë të etur për të fajësuar dikë për humbjen e tyre, transmeton arbresh.info.
Gjatë tërë kohës Trump është kritikuar për lidhjet më presidentin rus, ndërsa administrata e Obamës ka akuzuar qeverinë e Rusisë për ndërhyje në zgjedhjet e SHBA-ve. CIA ka shkuar edhe më tëj, duke theksuar se Kremlini në mënyrë të qartë ka ndikuar në zgjedhjen e Donald Trumpit si president të SHBA-ve.
“Ata (demokratët) janë të humbur në të gjitha frontet dhe kërkojnë dikë tjetër për të fajësuar”, tha Putin. “Sipas mendimit tim, kjo vetëm sa e degradon dinjitetin e tyre. Por, duhet ditur si të humbni edhe me dinjitet.”
Komentet e Putinit qëndrojnë për të nxitur frikën se udhëheqësia ruse jo vetëm që ka dorë në administratën e Trumpit, por që edhe do të përpiqet të detyrojë idealet autokratike me Shtetet e Bashkuara.
Në anën tjetër, Trump ka shkaktuar shqetësime me zgjedhjen e Tillersonit si Sekretar të Shtetit. Tillerson prej kohësh ka pasur lidhje me Rusinë dhe Putinin.
“Sigurisht SHBA-ja ka më shumë raketa, nëndetëse dhe transportues avionëve, por ajo që themi ne është se jemi më të fortë se çdo agresor”, tha Putin./Arbresh.info
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...