Kleriku Fethullah Gylen ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e ambasadorit rus në Ankara pas akuzave të presidentit Rexhep Taip Erdogan se vrasësi ishte anëtar i rrjetit të drejtuar nga Gulen.
“Le të fajësojmë edhe këtë radhë klerikun Gylen, siç kanë bërë në dhjetor të 2013 për çështjen e korrupsionit dhe siç kanë bërë në korrik për grushtin e shtetit. Dhe sipas mendimit tim modest, kjo vrasje e rrezikshme do të inkurajojë vrasje të tjera për të cilat do ët fajësohet lëvizja Hismet. E gjithë bota do të qeshë dhe nuk do t’i besojë ata”.
Presidenti turk Tayyip Erdogan tha të mërkurën se nuk kishte “asnjë dyshim” që vrasësi ishte një anëtar i rrjetit të Gylenit.
Ambasadori Andrei Karlov u qëllua për vdekje gjatë fjalës që po mbante në një galeri arti në Ankara të hënën. Sot autoritet ruse mbajtën homazhe në nder të tij, në një ceremoni ku të pranishëm ishin përfaqësuestë lartë të shtetit rus, mes tyre edhe presidenti Vladimir putin.
Rusia dhe Turqia e kanë konsideruar vrasjen një përpjekje të dështuar për të ndërprerë marrëdhënien e mirë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën siriane.
Karlov ka punuar si diplomat në Korenë e Jugut dhe të Veriut gjatë viteve 1990 dhe 2000, ku më pas u dërgua në Turqi në vitin 2013. Emri i tij është gdhendur në një pllakë prej mermeri të kuq në muret e Ministrisë së Jashtme që përkujton diplomatët rusë të vrarë në krye të detyrës.
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti