Ndjeheni keq? S’ka rëndësi nëse kjo gjendje ka të bëjë me ndrrimin e stinëve, apo thjesht që ndiheni keq, depresioni është sëmundja që prek më së shumti njerëz nëpër botë.
Por, ne kemi vendosur që t’iu japim 5 pije që ndihmojnë të luftoni depresionin, transmeton arbresh.info
Çaj i gjelbërt

Një studim i publikuar në ‘Public Health Nutrition’, dëshmon se kosumimi i lartë i çajit të gjelbër , zvogëlon ndjeshëm depresionin. Përveç të mirave tjera shëndetësore që ka, çaji i gjelbër është faktori kryesor kundër depresionit. Mjafton një gotë çaj të gjelbër në ditë dhe disponimi juaj do të fillojë të nivelizohet.
Lëngu i domateve

Lëngu i domateve ka më shumë kalium se sa një banana. Duke e pasur parasysh që mungesa e disponimit lidhet me mungesën e kalumit, atëherë një gotë lëng domatësh mund të ju bëjë që të ndjeheni më mirë.
Çaj tumerik (shafran i Indisë)

Çaj tumerik njihet për ngritjen e humorit, duke e vënë në dukje që kjo erëz, nëpër shumë studime ka rezultuar me të njëjtin nivel si prozaku.
Lëng manaferre

Sipas studimeve gjermane, manaferrat janë shumë të shëndetshme për kundër stresit. Manaferrat mund të jenë shumë efektive në luftën kundër depresionit, dhe do ju bëjnë që të keni humor të mirë. /Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...