Në mes të paralajmërimeve të një lufte të ftohtë, Vladimir Putin ka biseduar me njerëzit e tij më lartë ushtarakë.
Autoritete ruse kanë biseduar për pushtetin e Kremlinit, por presidenti i Rusisë ka zbuluar edhe një detaj interesant, transmeton arbresh.info.
Gjatë takimit me bordin e Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, Putin ka theksuar se Rusia ‘ka fuqi të mposhtë NATO-n dhe SHBA-të’ por që i nevojiten më shumë armë bërthamore.
“Ka ende shumë punë për të bërë, por duke marrë parasysh të arriturat tona, jo vetëm ato ushtarake, por edhe historike, gjeografike dhe gjendjen e shoqërisë sonë, me besim të plotë ne mund të themi se jemi më të fortë se çdo agresor i mundshëm”, tha Putin.
Tensionet mes Rusisë dhe NATO-s janë tensionuar pas vendosjes masive të trupave ushtarake në Evropën Lindore.
“Ne ende kemi shumë gjëra tjera që na nevojiten, duke përfshirë edhe armët bërthamore, megjithatë unë pres që të vazhdojmë punën e përbashkët dhe të përmbushin detyrën tonë në mënyrën më të përgjegjshme,” shtoi Putin./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...