Një dyqan që përgatit donerë do të hapë dyert gjatë festës së Krishtlindjes për të ushqyer të pastrehët.
Vëllezërit Asef dhe Hamid Faqiri që jetojnë më Birmingham, Britani, kanë vendosur që për Krishtlindje të dhurojnë ushqim falas, transmeton arbresh.info.
Sipas këshillit të qytetit në Birmingham jetojnë 2,800 të pastrehë dhe 23 mijë njerëz janë në listën e pritjes për t’u bërë me shtëpi.

“Ne kemi parë shumë njerëz të pastrehë, prandaj kemi menduar që të bëjmë diçka për t’i ndihmuar ata, “tha Asef.
“Ka edhe shumë njerëz të moshuar që nuk kanë asnjë të afërm dhe Krishlindjet do t’i presin vetëm. Prandaj, ne kemi vendosur që të punojmë për Krishlindje për të sjellë gëzim te disa njerëz,” shtoi ai.
Stafi që do të punojë për Krishlindje do të shërbejë ushqim të shpejtë për të gjithë ata që do gjinden pranë lokalin atë ditë./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...