Militantët e ISIS-it në Mosul kanë vënë në shënjestër civilët që refuzuan të bashkohen me ta gjatë betejës së Mosulit, thotë një grup i të drejtave ndërkombëtare.
Në një deklaratë të Human Rights Watch civilët në Mosul gjithnjë e më shumë janë duke u vrarë nga militantët e ISIS-it, transmeton arbresh.info.
Vetëm në javën e fundit të nëntorit dhe në javën e parë të dhjetorit janë vrarë 19 persona.
Grupi me bazë në Neë York tha se vdekjet ishin shkaktuar nga snajperët, makinat bombë, sulmet e drejtpërdrejta, si dhe nga sulmet ajrore.
Gjatë intervistave me të larguarit nga Mosuli, HRW ka theksuar se banorët që nuk i janë bashkuar ISIS-it në betejë janë etiketuar si ‘jobesimtarë’.
“Civilët janë duke u goditur nga të gjitha anët në Mosul”, tha ama Fakih, zëvendës drejtor Lindjen e Mesme në HRW, duke shtuar se e ISIS-it “krimet nuk shfajsojnë forcat irakiane dhe të koalicionit ndërkombëtar që ta bëjë të pamundurën për të mbrojtur civilët”.
Ushtria irakiane filloi një operacion masiv në tetor për të rimarrë Mosulin, qytetin e dytë më të madh të vendit./Arbresh.info
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit