Bashkimi Evropian do të fillojë bisedimet me Turqinë për të rinovuar marrëveshjen doganore, e cila aktualisht zbatohet vetëm për mallrat.
Komisioni ekzekutiv i BE-së tha të mërkurën se do të donte që në marrëveshje të përfshihej edhe bujqësia, shërbimet dhe prokurorin publik, transmeton arbresh.info.
Komisioni parashikon që një veprim i tillë do të rriste eksportet e BE-së në Turqi me 27 miliardë euro (28 miliardë dollarë) çdo vit dhe të rrisë importet nga 5 miliardë euro.
Në deklaratën e BE-së thuhet se ‘respektimi i demokracisë dhe të drejtave themelore do të jetë element thelbësor i marrëveshjes’.
Komisioni tani kërkon miratimin unanim të 28 vendeve anëtare të BE-së për të nisur bisedimet. Marrëveshja mund të përfundojë për rreth tre vjet./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...