Kancelarja gjermane Angela Merkel, pas sulmit terrorist që ka ndodhur mbrëmë në Berlin, sot ka biseduar në telefon me udhëheqësit e Francës, Turqisë, Italisë, Greqisë, Polonisë, Suedisë dhe Spanjës.
Bisedat e Kancelares Merkel me krerët evropianë u zhvilluan në lidhje me sulmin terrorist që u zhvillua në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ka thënë një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Kurse ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere tha se hetuesit janë duke e ndjekur disa gjurmë që çojnë tek kapja e sulmuesit në terrorist që la të vdekur 12 qytetarë dhe plagosi 48 të tjerë.
Sulmuesi që kreu aktin terrorist, duke u futur me kamion në turmën e njerëzve, vazhdon të jetë ende i lirë.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...