Një 16 vjeçar nga India, posedon dhunti unike. Ai nuk e ndjen aspak elektricitet, pavarësisht intensitetit tij të lartë. Dipak Jangra, përveç se nuk preket nga elektriciteti, ai posedon talent edhe në lidhjen e rrjetit dhe rregullimin e aparateve të ndryshime elektrike. Dipak thotë se ndjehet i privilegjuar me këtë dhunti të cilën asnjëherë nuk do ta keqpërdor.
“Unë mund ta prek një gjë të elektrizuar, pavarësisht intensitetit të saj dhe lëkura ime nuk e ndjen atë, madje as nuk nxihet. Nuk ndjej asgjë. Nëse ndonjëri ka problem me energjinë elektrike, unë e rregulloj atë me duar dhe pa doreza. Fillimisht isha frikuar nga intensiteti, por tani aspak. I vendos telat e zbuluar në gjuhë dhe nuk ndjej asgjë. Për dy vite, që kur e kam zbuluar dhuntinë time, i kam rregulluar mbi 60 shtëpive energjinë elektrike”, u shpreh Dipak Jangra, Indi.
Këtë aftësi ai e zbuloi derisa po rregullonte një aparat amvisërie në shtëpi. Që atëherë, ai ka ndihmuar shumë banorë në lagjen e tij rreth problemeve me energjinë elektrike. Intensitetin më të lartë që mund të duroj Dipak është 11 mijë volt, apo i mjaftueshëm për furnizimin me energji elektrike, 500 shtëpi. Alsatm
Ministria e Shëndetësisë: Tre fëmijët në Durrës nën kujdes m...
Kjo është bima e vitit 2026: Ndihmon në përmirësimin e cilës...
Ardon Jashari e fiton “Këpucën e Artë” në Belgjikë
Alarm në Aeroportin e Oslos, mbyllet një pistë fluturimesh p...
Inter lëshon epërsinë dy herë dhe ndalet me barazim nga Napo...
“Më gjuajti dhe më shtyu, zarf i zi”- Eskalon si...