
Russian President Vladimir Putin gestures as he speaks during a joint press conference with Japanese Prime Minister Shinzo Abe in Tokyo on December 16, 2016. Putin is on a two-day official visit to Japan. / AFP / POOL / Alexander Zemlianichenko (Photo credit should read ALEXANDER ZEMLIANICHENKO/AFP/Getty Images)
Qeveria e Rusisë thotë se nuk ka kontakt me ekipin e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.
Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin, tha se Kremlini nuk ka komunikuar me Trump, transmeton arbresh.info.
Mëgjithatë, deklarata e tij bie në kundërshtim me një diplomatë të lartë rus i cili ka thënë se kanë biseduar me ekipin e Trump disa ditë pas zgjedhjeve presidenciale. Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov kishte thënë Interfax, një agjenci shtetërore të lajmeve, më 10 nëntor se “ka pasur kontakte” me ekipin Trump.
Kremlini ka vazhduar të insistojë se nuk kanë pasur ndikim në zgjedhjen e Donald Trump si president në Shtetet e Bashkuara, por një gjë e tillë është mohuar nga këshilltari i lartë i fushatës zgjedhore të Hillary Clinton, John Podesta, i cili në një intervistë për mediat amerikane ka theksuar se ‘Rusia ka pasur dorë zgjedhjet presidenciale’.
Presidenti në largim, Barack Obama, në konferencën e tij për shtyp për fund vit ka deklaruar para gazetarëve se ai mbështet vlerësimin e CIA-s se Putini ishte i përfshirë personalisht në hakerimin ndaj emailave të Partisë Demokratike në SHBA.
“Ne kemi thënë dhe do ta konfirmojnë se kjo ka ndodhur nga nivelet më të larta të qeverisë rusë,” tha Obama./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...