“Gjyqësori në Gjermani duhet të ndjekë të gjithë ata që përhapin lajme të rreme në internet,” tha Ministri i Drejtësisë në qeverinë Gjermanë, Heiko Maas.
Në një intervistë për gazetën gjermane Bild am Sonntag, Mass kërkoi që prokurorët dhe gjykatat duhet të trajtojnë përhapjen e lajmeve dhe deklaratave të rreme, transmeton arbresh.info.
“Shpifja nuk mbulon lirinë e fjalës. Gjyqësori duhet të ndjekë të lajmet e rrejshme në internet,” tha ministri.
Sipas ligjit gjerman, shpifjet apo shpifja ndaj një personi publik dënohet deri me pesë vite burg.
“Kjo duhet të jetë e qartë për këdo që përpiqet të manipulojë me debate politike duke lëshuar lajme të rreme. Në duhet të përdorim kuadrin ligjor të plotë”, tha Maas.
Sipas Bild një shembull i tillë ka të bëjë me vrasjen e një gruaje gjermane Maria L. nga një 17-vjeçar refugjat nga Afganistani.
“Faceboon fito shumë me lajme të rreme. Kushdo që merr miliarda fitime në internet ka përgjegjësi sociale”, shtoi ai.
Më parë këtë javë, kryetari i parlamentit i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Thomas Oppermann, propozoi që gjigandët e mediave sociale si Facebook duhet të heqin lajmet e rreme brenda 24 orëve ose do të përballen me gjoba deri në 500 mijë euro./Arbresh.info
Zbulimet e reja për Epstein, mbyllet fondacioni i Sarah Ferg...
Osmani rikthen fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është z...
Sulmohen qytetet ukrainase
Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar...
Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së