Rritet për 30% numri i votuesve krahasuar me herën e kaluar në Llapushnik

15:25 | 18 Dhjetor 2016
M. A.

Në shkollën “Hasan Prishtina” në Llapushnik menaxheri Alush Thaqi tha se përqindja është më e kënaqshme e votuesve se herën e kaluar.

“Këtu janë katër vendvotime. Kanë dal 830 persona, 30% më shumë se herën e kaluar. Parregullsi nuk ka. Ishte edhe Greg Delawi dhe pa që s’ka parregullsi nuk ka.  Po presim me dal më shumë qytetarë edhe pse numri është i kënaqshëm”, tha ai.

Në këtë shkollë gjatë qëndrimit të portalit Arbresh.info në njërën klasë ku votohej erdhi në një qytetar i cili gjatë procesit të verifikimit të duarve iu vërejtëm shenja të ngjyrës. Kërkoi të votonte por kryesuesja e klasës dhe të tjerët nuk lejuan duke i treguar se nuk mundet pasi që vërehen shenja në gishtërinjtë.
Sado që qytetari insistonte që nuk ka votuar ai nuk u lejua të votonte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme