Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se në emër të Kosovës po bëhen pazare qe një kohë të gjatë, shkruan “Zeri.info”.
“Ka kohë që në emër të Kosovës po bëhen pazare, të cilat po e fusin vendin në një rrugë pa krye dhe po e fundosin të ardhmen e Kosovës. Ne si subjekt politik në vazhdimësi kemi ngritur në mënyra të ndryshme shqetësimet në raport me negociatat e padrejta dhe pa parime, por po ashtu edhe krimin e organizuar e korrupsionin që po e pamundëson zhvillimin e mirëqenien”, ka deklaruar ajo për “Zerin”.
Sipas saj, përgjegjësinë kryesore për tërë këto e mban Qeveria aktuale dhe presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.
“Përgjegjësinë direkte për këtë e mbajnë Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Më e vogla që do të duhej të bënin është dorëheqja, por sigurisht që duke pasur parasysh që këta tashmë nuk kanë asnjë kredibilitet, kjo nuk do të ndodhë”, është shprehur deputetja e LVV-së.
Andaj sipas Haxhiut, e vetmja zgjidhje për shpëtimin e Kosovës është angazhimi shoqëror për t’i larguar njerëzit në fjalë.
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka vlerësuar se ngjarje negative në Kosovë ka pasur qysh prej qeverisjes së ish-kryeministrit Hashim Thaçi deri te qeverisja e tanishme, në krye të së cilës është kryeministri Isa Mustafa.
“Ngjarje e zhvillime negative kemi pasur si vazhdimësi e qeverisë ‘Thaçi’, edhe në këtë Qeveri që nga fillimi i saj. Këto të fundit janë ‘dhurata’ për fundin e vitit për Kosovën nga qeverisja e saj e dobët dhe e paaftë për t’i kryer detyrat që i takojnë”, ka deklaruar ai në një prononcim për “Zërin”.
Sipas tij, rezultati i PISA-s tregon se ku kanë shkuar dhjetëra miliona euro, të cilat është dashur që të investohen në arsim.
“Rezultati PISA tregon se ku kanë shkuar rreth 20 milionë euro që kanë qenë të dedikuara vetëm për ta përshtatur mësimdhënien me kohën në të cilën po hyjmë. Janë keqpërdorur, se po të hynin në funksion sigurisht që s’do të kishim atë rezultat”, është shprehur ai.
Lekaj më tej ka thënë se për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit Kosova ka humbur një shumë tejet të madhe parash. Ndërkohë, si problem të tillë, ai e ka konsideruar edhe murin në veri të Mitrovicës.
“Kemi humbur edhe miliona dollarë, donacione e mbështetje për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit dhe me shtrirjen e tij në të gjitha institucionet”, ka potencuar deputeti i AAK-së.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...