“Të gjithë fëmijët e Alepos vuajnë. Të gjithë janë të traumatizuar”, deklaroi Radoslaw Rzehak, kreu i zyrës së Fondit të Kombeve të Bashkuara për fëmijët (UNICEF) në qytetin e shkatërruar.
“Gjatë 15 viteve në organizatën e OKB-së, nuk kam parë kurrë një situatë kaq dramatike se ajo që po jetojnë sot fëmijët e Alepos”, theksoi ai.
Dhjetëra mijëra fëmijë kanë njohur që prej lindjes një prej fazave më të përgjakshme të luftës në Siri, që ka hyrë në vitin e gjashtë.
“Në Alepo, 200 000 deri 230.000 fëmijë kanë nevojë për një mbështetje psiko-sociale”, theksoi Rzehak, transmeton atsh.
Ky qytet, që ishte kryeqyteti ekonomik i vendit dhe një djep kulturor dhe arkitektural, është ndarë në dy pjesë që prej korrikut 2012. Ushtria ka arritur të marrë 85 për qind të lagjeve rebele që ndodhen në lindje të qytetit, në përfundim të një ofensive të gjerë të ndërmarrë në mes të muajit nëntor.
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...