Sulmuesi i cili e theri me thikë një udhëtar në një tren në jug të Londrës, raportohet se i ka ndjekur njerëzit në stacioni të trenit duke bërtitur “dua ta vras një mysliman”.
Udhëtarët dëshmitarë të këtij sulmi kanë thënë se një udhëtar u ther me thikë teksa po qëndronte i ulur pranë gruas në tren, transmeton Express.
Raportohet se më pas, sulmuesi ka vrapuar jashtë stacionit me thikë në dorë duke bërtitur “kush është mysliman, se dua ta vras një mysliman.”
Policia e ka arrestuar sulmuesin, dhe thotë se ai ndodhet në paraburgim tani.
Ndërkaq, udhëtari i plagosur është trajtuar fillimisht në vend të ngjarjes e më pas është dërguar në spital.
Emma Pinder, dëshmitare e rastit, ka thënë për Mirro Online: “Një njeri doli më vrap nga stacioni me thikë në dorë dhe të gjithë personat filluan të ikin dhe bërtasin.”
Duke shtuar: “Ai po bërtiste ‘kushdo që është mysliman, do ta vras’”.
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...