Pas skandalit të drogës, djali i Madonës, Rocco Ritchie, po qëndron larg telasheve.
Sipas “The Sun”, 16 vjeçari ka nisur të punojë si shpërndarës vaktesh me biçikletë për firmën ‘Deliveroo”.
Adoleshenti, i cili tani jeton në Londër me babain , është duke fituar disa para më shumë falë punës së re përmes së cilës po tregon përkushtimin e tij.
Një burim tha për gazetën: “Ka qënë pak qesharake për të por dhe një mënyrë për të qetësuar mamanë dhe babain derisa të zgjedhë atë që do të bëjë.
Të dy prindërit janë dakort që pak disiplinë dhe një axhendë e caktuar do i bëjë mirë Rocco-s, pak rëndësi ka nëse është punë vullnetare apo punë që paguhet pak.

New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...