Spanja thotë se ka në plan të dërgojë rreth 150 trupa ushtarake dhe policë në Irak për të ndihmuar në trajnimin e forcave irakiane të sigurimit në luftën kundër Shtetit Islamik.
Zëdhënësi i qeverisë spanjolle Inigo Mendez de Vigo ka deklaruar se 125 trupa dhe 25 policë do të jenë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, Parlamenti spanjoll duhet të miratojë vendimin.
Ministria e mbrojtjes ka deklaruar se ushtarët dhe oficerët e policisë nuk do të marrin pjesë në asnjë operacion luftarak.
Spanja tashmë ka 300 ushtarë në stërvitjen e forcave irakiane, kryesisht në kryesisht në trajtimin eksplozivëve, pastrimin e minave të tokës dhe logjistikës./Arbresh.info
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin