Nxënësit e klasës së parë në Prishtinë po kanë probleme me shputat e këmbës nga ato që mbathin.
Nga vizitat sistematike që po bëhen nëpër klasë të para, të pesta e sivjet edhe tek të nëntat boshti kurrizor më nuk është problem sikurse vitin e kaluar, raporton emisioni ‘038’ në KTV
Shëndeti oral vazhdon të ketë probleme me karriesë tek fëmijët, prindërve të së cilëve u kërkohet të edukojnë sa më shumë te vegjlit për larje dhëmbësh.
Sipas të parit të shëndetësisë në kryeqytet, Arben Vitia prindërit kanë kërkuar që vizitat të bëhen në të gjitha klasat por ai ka thënë se prindërit duhet të dërgojnë më shpesh të vegjlit për kontrolle rutinore tek mjeku familjar.
Për dallim nga viti i kaluar, sivjet mbledhja e të dhënave është me e shpejtë nga një donacion i qeverisë ceke e cila bleu kompjuterë për mjekët bashkë me një program të të dhënave.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...