Kjo është harta e vendbanimeve të shqiptarëve në Turqi, të cilët kanë migruar në këtë shtet kryesisht pas vitit 1920 nga Kosova, Ilirida e Çamëria, transmeton telegrafi. Minoriteti shqiptar në Turqi nuk njihet nga shteti turk.
Konsiderohet se në Turqi mund të jenë së paku 1.3 deri në 3.5 milion shqiptarë, që përbën 0.5 deri në 2 për qind të popullatës së përgjithshme të këtij shteti. Por, Turqia nuk i njeh shqiptarët si minoritet në këtë shtet.
Shqiptarët e shpërngulur në Turqi, janë të vendosur më shumë në pjesën evropiane, por edhe të Azisë. Më shumë jetojnë në qytete e më pak në fshatra. Shqiptarët nuk janë shënuar në rezultatet zyrtare të regjistrimit, pasi që ata janë regjistruar si turq dhe një numër i madh prej tyre është asimiluar. /albeu
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...