Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, ka realizuar një operacion policor me ç’rast janë shoqëruar katër persona për në stacionin policor.
Operacioni në fjalë është realizuar pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me dyshimin se persona zyrtarë dhe jozyrtarë dyshohet se janë përfshirë në veprat penale që ndërlidhen me “Falsifikim i dokumenteve nga neni 398, Falsifikim i dokumentit zyrtar neni 434, Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme neni 332, dhe Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 422 i KPRK-ës”.
Ndërsa ndër emrat e lakuar si të shoqëruar në polici ishte edhe noteri, Kolë Ramaj, i cili përmes një shkrimi të dërguar në Indeksonline, ka reaguar dhe sqaruar se pse ai ishte njëri nga personat e shoqëruar në stacionin policor.
Ky është reagimi i plotë i Ramajt:
Po u shkruaj në lidhje me zhvillimet e sotme dhe veprimet me keqbesim të zyrtarëve Policor, me të cilat kanë dëmtuar rëndë personalitetin tim dhe familjes. Kjo në lidhje me marrjen e një deklarate nga unë Noter Kolë Ramaj në cilësinë e dëshmitarit. Veprimet e policisë dhe abuzimi i tyre dëmtojnë dhe cënojnë rëndë edhe integritetin e sistemit Noterial të Kosovës. Andaj, me respekt kërkohet nga ju që të reagoni në lidhje me këto abuzime dhe të veproni në mbrojtje të integritetit tim personal, profesional, familjarë dhe sistemit noterial në R.Kosovës.
Objekti i hetimit ka qenë vepra penale e Falsifikimit të Dokumenteve, lënda me numër KTR II nr. 5213/15 e Prokurorisë Themelore Prishtinë, Departamenti Përgjithshëm, ku Noter Noteri Kolë Ramaj është në cilësinë e dëshmitarit. Objekt i hetimit është trashëgimia për trashëgimtarin M. J. nga Komuna e Gracanicës pas vdekjes të trashëgim-lënësit. Noteri duke u bazuar në gjithë dokumentacionin nevojshëm, origjinal dhe i kërkuar sipas legjislacionit në fuqi ka lëshuar Aktvendimin për Trashëgimi.
Objekt I hetimit në këtë rast janë dyshimi i falsifikimi të dokumentet të lëshuara nga Institucionet tjera publike të Republikës së Kosovës, në bazë të së cilave Noteri ka bërë shqyrtimin dhe vendosjen e lëndës. Rrjedhimisht, procedura ligjore pranë zyrës së Noterisë Kolë Ramaj në Gracanicë është tërësisht ligjore, pa shkelje të dyshuara dhe për të cilat nuk ka dyshime, por janë duke u hetuar dokumentet tjera të institucioneve publike të Republikës së Kosovës.
Bazuar në këtë Prokuroria Themelore, Departamenti i përgjithshëm ka ftuar Noterin në cilësinë e dëshmitarit. Për këtë ju lutem gjeni të bashkangjitura Thirrjen për Dëshmitar dhe Procesin e Marrjes në pyetje në cilësinë e Dëshmitarit. Prokurorit kompetent me datën 18.01.2016, gjatë procesit marrjes në pyetje, i është dorëzuar edhe një kopje e tërësishme e lëndës dhe tërë dokumenteve në bazë të të cilave është vendosur lënda, kjo bazuar në cilësinë e dëshmitarit në të cilin është thirrur Noter Kolë Ramaj.
Para rreth 3 muajve, unë kam refuzuar të jap kopjen e lëndës dy personave civilë të cilët kanë refuzuar të identifikohen por janë prezantuar si Polic. Kjo pasi nuk kanë pasur asnjë Kërkesë zyrtare për marrjen e dokumentacionit tillë dhe as urdhëre nga Prokuroria dhe Gjykata. Në këtë moment ka filluar edhe veprimet e tyre abuzuese dhe kërcënimet verbale. Kërcënime të cilat kanë vazhduar edhe sot gjatë bastisjes, kjo me “tregim të muskujve”.
Të njejtit Polic (dy polic hetues), sot me datën 07 Dhjetor 2016, vijnë për marrjen e deklaratës sime në cilësinë e dëshmitarit dhe në zyrë për konfiskimin e të njejtës lëndë e cila është dorëzuar në Prokurori me datën 18.01.2016. Për më tepër, vijnë rreth 50 Policë, duke përfshirë edhe Forcat Speciale, për bastisjen e zyrës në lidhje me dokumentet të cilat vecse i janë dorëzuar Prokurorit me datë 18.01.2016. Krejt kjo për cilësinë e dëshmitarit të Noterit Kolë Ramaj.
Për më tepër, në këtë aksion në ora 8 në mëngjes ftohen edhe gazetarët e portalit “indeksonline” dhe menjëherë publikohet lajmi për “arrestimin e Noterit Kolë Ramaj”. Ky veprim i qëllimshëm dhe hakmarrës nga policët respektiv dhe me qëllim të dëmtimit reputacionit.
Andaj, me respekt u kerkojmë të reagoni dhe ta paraqitni këtë demand timin si respekt për profesionalizmin e mediave dhe të mirë informimit të qytetarëve, me që bastisja i ka paraprirë një spektakli të mirë-organizuar nga hetuesit policor në lidhje me këtë, bastisje- mënyrë të bastisjes pa pasur bazë ligjore për rastin konkret.
Ju njoftoj juve dhe opinionin publik se pas bastisjes jam shoqëruar në polici për të dhënë deklaratë zyrtare dhe pas dhënies së deklaratës në ora 12:30 kam vazhduar punën normale në zyrën time.
Bashkangjitur I keni dokumentet e Prokurorise dhe dokumentet tjera.
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro