Një e sapomartuar nga Birmingham, Angli e cila dyshonte se bashkëshorti i saj e tradhëtonte, mbeti e shokuar kur zbuloi diçka të tmerrshme në telefonin e tij, teksa kërkoi për të dhëna.
Bride Jane Gaskin pa në telefonin e tij imazhe të turpshme pornografike të disa fëmijëve që tregonin natyrën e vërtetë të dhëndrit të saj të dashur.
47 vjeçares iu neverit aq shumë pornografia që gjeti në smartphone-in e tij sa që menjëherë telefoni policinë.
Pas kësaj, David Huggins, 48 vjeç u arrestua dhe Jane e nxorri jashtë burgut 10 javë pas dasmës së tyre.
Më vonë, burri i saj u shpall i fajshëm nga katër gjykata për fotografi të pahijshme të fëmijëve dhe mori një dënim prej tetë muaj.
“Nuk e kisha fare idenë. Kur humbi interesin në marrëdhënien tonë seksuale dhe rrinte vetëm në telefon, dyshoja se mos kishte një tjetër. Do doja të më kishte tradhëtuar,” tha Jane për Daily Mail.
Znj.Gaskin vazhdon të mbetet e martuar me Huggins, në pamundësi për të përballuar divorcin duke qënë se të gjithë kursimet i shpenzoi për organizimin e dasmës.
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin