Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka thënë se gjatë telefonatës me Donald Trump, ky i fundit i ka uruar atij sukses në luftën kundër drogave të paligjshme.
Ai ka shtuar see ka siguruar presidentin e SHBA-ve se Filipinet do të vazhdojnë të mbajnë lidhjet e saj me Amerikën, transmeton arbresh.info.
“Ai e ka kuptuar se një mënyrë nuk ka asgjë të keqë nëse mbrojmë vendin tonë,” tha Duterte. “Ishte më shumë inkurajues dhe e tëra që ka dashur të më thotë është se ai do të jetë i fundit që të ndërhyjë në punët e vendit tonë.”
“Ai tha se ne jemi komb sovran dhe se jemi në rrugë të drejtë,” shtoi presidenti i Filipineve.
Duterte ka sulmuar Barack Obamën, Departamentin e Shtetit, zyrtarët e BE dhe të OKB-së dhe grupet e të drejtave të njeriut të cilët kanë ngritur shqetësimine tyre mbi politikën e tij në lidhje me trafikantët e drogës.
Që nga marrja në detyrë e presidentit Duterte, në Filipine janë vrarë më shumë se 4 mijë persona që dyshoheshin si shitës dhe përdorues të drogave. /Arbresh.info
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran