Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, sot në Tiranë u takua me ekipin fitues të presidentit të sapo-zgjedhur Amerikan, Donald Tramp.
Delegacioni Amerikan kryesohej nga Michael Biundo i cili ka shërbyer si krye Konsulent Kombëtar për Donald Trump, Andrew Boucher, ish-drejtor ekzekutiv i Partisë Republikane, Shannon Burns, themelues dhe drejtues i kompanisë Victory Solutions, Kory Wood, i cili ka projektuar dhe drejtuar programin telefonik të fushatës për Donald Trump dhe Derek Dufresne i cili ka shërbyer në Kongres për disa kongresmenë dhe është konsulent për çështjet e sigurisë, emigracionit të paligjshëm dhe politikën e jashtme.
Sipas njoftimit të PDSH-së, në këtë takim u bisedua për aspektet politike, ekonomike dhe të sigurisë të vendit dhe rajonit, për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për aspekte të interesit të përbashkët. Palët u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdoje edhe ne te ardhmen.
Kreu i PDSH-së uroi ekipin e presidentit të ri të SHBA-ve për fitoren në zgjedhjet presidenciale si dhe shprehu faleminderimin për përkrahjen e vazhdueshme që e kanë shqiptarët nga populli Amerikan.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5a0ZOLszVLI?feature=oembed]
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran