Lekaj: Në Mitrovicë pashë punë intensive, por nuk pashë lëvizje siç po flitet

00:12 | 3 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Deputeti, Pal Lekaj, ka thënë se sot pa punë të mirë gjatë vizitës së tij që bëri në Mitrovicë ku pa revitalizimin e Urës së Ibrit.

“Ajo që pash është një punë intensive, është mirë që po ndërtohet një urë në vendin e Kosovës. Nuk është me rëndësi, sa vite ka qenë urë e ndarjes por është me rëndësi se kjo urë i ofron serbët nga Prishtina, nga Qeveria e Kosovës e jo nga Serbia”.

Lekaj në një intervistë për Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se i vjen keq pse serbët e Kosovës ende nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet të tyre.

“E pash këtë realitet edhe sot, sepse kryetari i Veriut Goran Rakiç nuk ishte dhe ata ende nuk i pranojnë institucionet tona”.

Sipas Lekajt, Kosova në dialog me Serbinë, ishte e pabarabartë.

“Ne kemi shkuar të pabarabartë në dialog në Bruksel me Sebinë. Nuk kemi pasur një kornizë. Por kanë shkuar së pari me një dialog teknik, pastaj politik e nga këto marrëveshje më së paku ka përfituar qytetari i Kosovës”.

Lekaj që ishte të premten në Mitrovicë për të parë së afërmi revitalizimin e Urës së Ibrit, është shprehur se nuk ka ndonjë ndryshim në këtë vend, pra nuk ka lëvizje të qytetarëve.

“Unë e pash që përpos punës së mirë që ishte duke u bërë me këtë Urë që e bashkon qytetin, nuk pash ndonjë lëvizje siç po flitet. Sot u pa qartë se jemi larg normalitetit, apo raporteve të mira në mes të qytetarëve të Kosovës e sidomos mes Kosovës dhe Serbisë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme