Irisina, hormoni që djeg yndyrnat

18:13 | 2 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Djeg yndyrnat, të ndihmon të dobësohesh dhe favorizon shëndetin e kockave. E zbuluar në 2012, irisina aktivizohet duke bërë sport. Falë zhvillimeve të reja të studimeve shkencore, hormoni mund të përdoret për të luftuar sëmundjet që lidhen me plakjen, si osteoporoza. Çfarë duhet të dimë për të?

Djeg yndyrnat
Kur bëjmë sport organizmi lëshon një hormon që ndihmon në konvertimin e yndyrnave në energji. Gjatë një studimi u zbulua se irisina redukton numrin e qelizave yndyrore nga 20 në 60%. Ky është një rezultat që na bën të reflektojmë mbi rëndësinë e stilit të jetës.

Sekreti i mirëqënies
Sipas ekspertëve, çështja nuk ka të bëjë me pritjen e një eliksiri mrekullie, por me përqëndrimin me vetëdije se sa e rëndësishme është një përpjekje për të bërë një jetë aktive. Të bësh aktivitet fizik stimulon endorfinën, lufton depresionin dhe ankthin dhe na mban elastik,. Të lëvizësh nuk do të thotë domsdoshmërisht të shkosh në palestër, ecni, përdorni shkallët, bëni disa hapa me vrap, ecni me biçikletë. Të jesh aktiv është një ushtrim për trupin dhe mendjen.

Shëndeti i kockave
Irisina redukton depozitimin e yndyrnave duke favorizuar dobësimin, dhe kontribuon në mirëqënien kardiovaskulare, me një rol pozitiv për shëndetin e kockave. Hormoni u zbulua në 2012 nga një skuadër amerikane. Zhvillimet e fundit japin rezultate inkurajuese përsa i përket rolit të molekulës, që në të ardhmen mund të eksperimentohet për të kuruar obezitetin dhe sëmundjet kockore.

Të mirat e sportit
Të bësh aktivitet fizik në mënyrë të rregullt përmirëson muskujt, kockat dhe mirëqënien mentale. Kërkimet thonë se kockat e një personi që bëjnë aktivitet fizik intensiv janë më të forta. Sporti stimulon prodhimin e qelizave të reja, përmirëson lëkurën, bën më të fortë qarkullimin e gjakut dhe rrit transmetimin e stimujve nervor. Sporti juaj i preferuar? Zbuloni aktivitete të reja./tch/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme