Sëmundja e Parkinsonit, e cila është sëmundje nervore dhe shkakton dridhje në tërë trupin, nuk buron nga trutë sikurse është menduar deri tani.
Sipas New Scientist besohet se origjina e sëmundjes së Parkinsonit buron nga zorrët, transmeton arbresh.info
Sipas shkencëtarëve besohet se personat që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit kanë probleme me tretjen dhe vuajnë nga kapsllëku, para se të preken nga sëmundja e Parkinsonit.
“Ka shumë mekanizma të ndryshëm që potencialisht mund të ndalojnë përhapjen e bakterieve,” tha David Burn nga Univeristeti Newcaste në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit kanë bakterie të ndryshme në stomakun e tyre.
“Kjo mund të ndodh se bakteriet shkaktojnë inflamacion në zorrë,” tha Sébastien Paillusson nga ‘King’s College London’.
Testimi është kryer në laboratore dhe më pas do të përcillet me nocion dhe ka shumë gjasa që ky të jetë një hap i madh dhe i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjes së Parkinsonit. /Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...