Komisioni lavdëron Raportin e Avokatit të Popullit

16:39 | 14 Maj 2015
M. A.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit (AP) për vitin 2014.

Në këtë Raport trajtohen çështje nga lëmi i të drejtave të njeriut dhe zbatimi i një sërë ligjesh të kësaj fushe.

Duke paraqitur këtë Raport, i pari i Institucionit të Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, sqaroi se në të janë paraqitur të gjitha rastet (2224), si dhe rekomandimet (141) lidhur me të.

Komisioni vlerësoi se Raporti i vitit 2014 është përmbajtjesor dhe i plotëson kushtet për procedim të mëtutjeshëm. Anëtarët e Komisionit po ashtu falënderuan Avokatin e Popullit, Kurteshi, për bashkëpunimin e deritashëm.

Shpërndaje në rrjete sociale