Charlie Horse është termi shkencor për dhimbjet therëse në këmbë. Nuk dihet prejardhja e këtij emri, megjithatë, 60% e të rriturve i përjetojnë me raste këto dhimbje sëmbuese, therëse, sikur të shpon a të ther diçka gjatë natës.
Këto dhimbje shkaktohen kur nervat që mbartin sinjalet tek muskujt çojnë shumë mesazhe në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë ata shkaktojnë kontraktim të muskujve.
Qëndrimi ulur ose shtrirja për një kohë të gjatë – si kur jeni duke fjetur – mund të shkaktojnë keqfunksionim të nervave. Për këtë arsye ju përjetoni më shpesh dhimbje therëse gjatë natës.
Dhimbjet shkaktohen gjithashtu më shumë gjatë muajve më të nxehta të vitit. Kjo mund të vijë si pasojë e niveleve të larta të vitaminës D në verë, nga ekspozimi i gjatë në diell. Kjo lëndë ushqyese luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe riparimin e fibrave muskulor.
Dhimbjet bëhen më të zakonshme edhe me rritjen e moshës. Pasi mbushni të 50-at, filloni të humbisni më shumë nga nervat qelizore që dërgojnë mesazhe nga truri në muskuj. Qelizat e mbetura më pas fillojnë të punojnë më shumë, dhe si pasojë e kësaj shkaktohen dhimbje therëse në këmbë.
Fatmirësisht, ato nuk janë zakonisht të dëmshme. Në raste të rralla, ata mund të sinjalizojnë për çrregullim të elektroliteve ose çrregullime neuromuskulore , si Skleroza Laterale Amiotrofike SLA (e njohur ndryshe dhe si sëmundja e Lou Gehrig, lojtarit të famshëm të bejzbollit).
Që të mos keni dhimbje të këmbëve gjatë natës, duhet të masazhoni leqet e këmbëve, të bëni ushtrime të tipit “vigani-shkurtabiqi” para se të flini.
Sipas një studimi të kryer në Holandë në vitin 2012, të moshuarit që vuajnë nga sëmundja “charley horse” përjetojnë më pak dhimbje kur i shtriqin këmbët për 3 minuta para se të flenë.
Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, shkon në 5 numri i personav...
Vrasja e 21 vjeçares Erona Cokli, më 3 korrik vazhdon seanca...
Data e zgjedhjeve lokale, presidentja takon partitë politike...
27 vjet nga rënia a Naser Krasniqit- ‘Leka’
Ikona e Prishtinës- “Tuneli i Kurrizit” – hapet më 20 qersho...
Sot seanca e radhës, vëllai i Liridona Ademajt: Dhimbja po n...